Ilustrim

Arrestohen katër të mitur në Mitrovicë për vjedhje të llaptopëve në shkollë

Katër persona të moshës së mitur janë arrestuar nga policia në Mitrovicë nën dyshimin se kanë kryer një vjedhje të rëndë.

Sipas policisë, pas një hetimi intensiv policia ka identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuarit, mbi dyshimet të arsyeshme dhe prova të siguruara për vjedhjen e cila ishte raportuar para dy ditëve në një shkollë në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se cak i kësaj vjedhje nga të miturit ishin dy llaptop dhe pajisje të ndryshme shkollore.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.