Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Lipjan

Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Grackë e vjetër në Lipjan, pas një përleshje mes disa personave.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes njësitet policore janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga personat e dyshuar.

“Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të tyre, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore dhe kanë ndaluar përleshjen duke  arrestuar dy persona të dyshuar”, njofton policia.

Të arrestuarit M.M, 29 vjeçar dhe F.S, 19 vjeçar, janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të shtetit pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për lëndim të lehtë trupor.