Arrestohen dy persona lidhur me shembjen e hotelit që i mori jetën mitrovicasit
23.4.2019 - 00:41
Punëdhënësi dhe punëkryesi i renovimeve në hotelin ‘Adriatik’ janë arrestuar.
Kjo pasi gjatë këtyre renovimeve, sot rreth orës 17 është shembur një pjesë e këtij hoteli duke e ngujuar një punëtor që po punonte aty.
Pas 6 orësh kërkimi, 27 vjeçari nga Mitrovica u gjet i vdekur nën rrënoja.
Pas kësaj, prokurorja Fetije Bajrami Shala tha për KALLXO.com se i ka dërguar në mbajtje personat përgjegjës.
“Tani para 15 min është nxjerr trupi dhe është konstatuar pa shenja jeta, janë interevistuar 3 dëshmitar, dhe dy të dyshuar janë derguar ne mbajtje, punë dhënësi dhe pune kryresi “,tha Fetije Bajrami Shala.