Sonja Biserko, Analiste serbe

Analistja serbe: Thaçi, Vuçiq e Rama nisën në prapaskenë temën e ndryshimit të kufijve

Një  analiste serbe ka prezantur një teori që i përfshin dy liderë shqiptarë dhe një serb në biseda për ndryshim kufijsh.

Sonja Biserko e cila e udhëheq edhe  Komitetin e Helsinkut për të Drejtat e Njeriut ka treguar se si dhe pse sipas saj Hashim Thaçi, President i Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë ishin pro ndryshimit të kufijve mes dy shtetev.

Në DebatPernime, Biserko tha se për këtë ide pati një lobim të fuqishëm nga figurat e fuqishme nëpër botë.

“Rama, Thaçi dhe Vuçiq e kanë nisur në prapaskenë, bashkë me Mogherinin dhe njerëz të caktuar të cilët në bashkësinë ndërkombëtare lobonin për këtë opsion, duke filluar të merren vesh për ndërrimin e kufijve, dhe në një moment kjo ishte në prag të suksesit sepse ky grup ndërkombëtar lobimi, e cila përbëhet nga personalitete të njohura e të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Biserko.

Ajo po ashtu tregoi se pse nisja e bisedimeve për një marrëveshje të tillë i konvenonte Thaçit dhe Ramës.

“Nga ajo çfarë kam kuptuar unë, Presidenti Thaçi ka qenë në presion sigurisht edhe nga Beogradi ndërsa Rama ka dashur të shantazhojë BE-në për fitimin e statusit të kandidatit dhe ka qenë lojë e rrezikshme sepse kur kalon një pikë të caktuar bëhet opsion serioz. Ai [Rama] shpesh e flet këtë që nëse Kosova nuk e fiton pavarësinë e ata nuk e fitojnë statusin e kandidatit atëherë ata do të shkojnë në rrumbullakosjen e Shqipërisë natyrale”, tha ajo.

Megjithatë, kjo analistë thotë se zgjidhja më e mirë për dy vendet është vazhdimi i dialogut për normalizim dhe zbatimi i marrëveshje të nënshkruara duke e harruar idenë e ndryshimit të kufijve për ta evituar destabilizimin.

Deklaratën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

23 Maj 2019 - 21:08

Doruntina Baliu 23/05/2019 - 21:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend