Sonja Biserko, Analiste serbe

Asociacioni apo normalizimi, analistja serbe Biserko flet për versionet

Analistja serbe, Sonja Biserko, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte hapi i parë e pastaj do të vinte Asociacioni.

“Kjo varet edhe nga BE dhe SHBA dhe si do ta trajtonin ata këtë çështje prapa kuintave apo gjatë periudhës së ardhshme që na pret sepse problemi është që të dy palët e shohin Asociacionin e komunave si diçka tjetër, sepse Beogradi e ka parë gjithmonë si një lloj statusi i Republikës, përderisa pala e Kosovës ka frikën e kuptueshme që kjo mund të shkaktojnë keqfunksionimin e shtetit të Kosovës” – ka thënë ajo.

Sipas Biserkos, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ashtu siç janë duke kërkuar Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Nuk mendoj që Serbia do të jetë e kënaqur ndonjëherë por mendoj që do të ishte e mençur që të pranohet ky propozim i Perëndimit, të krijohet diçka në kuadër të legjislacionit të Kosovës dhe pastaj ligji për decentralizim të përgjegjësive në Kosovë përmban provizione ligjore që janë në përputhje me Planin e Ahtisaarit” – ka thënë ajo.

Nis zëvendësimi, policët e rendit vendosen në stacionet policore në veri