Aktgjykim per ish-kryetarin e Dragashit

Aktgjykim refuzues për ish-kryetarin e Dragashit

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë aktgjykim refuzues për ish-kryetarin  Dragashit Salim Jenuzi, kjo pasi që prokurori i shtetit  është tërhequr nga ndjekja penale për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Në këtë proces gjyqësor Salim Jenuzi bashkë me dy zyrtarë komunalë, Behan Haxhihasanin e Vetim Hasanin akuzoheshin për shpërdorim detyre, ndërsa Nexhat Selaj dyshohet për uzurpim të pronës shoqërore.

Prokurori Genc Nixha, pas dorëheqjes së ish prokurorit Sefer Morina e mori përsipër përfaqësimin e kësaj lënde, kishte kërkuar shtyrjen e seancës për t’u përgatitur më mirë për gjykim.

Ndërsa për të akuzuarin tjetër  Nexhat Selaj gjykata morri aktgjykim lirues meqenëse nuk u provua se i njëjti kishe kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, gjatë leximit të vendimit sqaroi se për të akuzuarin Salim Jenuzi gjykata nuk është lëshuar në pleqërim dhe votim meqenëse në fjalën përfundimtare prokurori i shtetit është tërhequr nga akuzat.

Salim Jenuzi ish-kryetari  i Dragashit ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me një vit burgim me kusht.

Ndërsa nga akuzat ishin liruar për keqpërdorim detyre Bean Haxhihasani e Vetim Hasani.

 

https://kallxo.com/denohet-kryetari-dragashit/

 

Këtë rast Gjykata e Apelit e kishe kthyer në rigjykim, me arsyetimin se ka patur shkelje esenciale të procedurave penale.

Gjykata e Apelit poashtu, kishte vendosur që rasti të kthehej në rigjykim sa i përket edhe të akuzuarit Nexhat Selaj, i cili ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, ndërsa për dy të akuzuarit tjerë, Bean Haxhihasani dhe Vetim Hasani, të cilët ishin liruar nga akuzat, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin në fjalë.

Salim Jenuzi akuzohej se nga viti 2009 deri në vitin 2016 në Dragash me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit komunës ia mundësoi pronarit të furrës “Evropa”, Nexhat Selajt, përvetësimin e kësaj patundshmërie.

 

 

https://kallxo.com/kryetari-dragashit-nuk-di-te-drejtat-per-te-nenshkruar-per-lejen-ndertimi/