Ilustrim

Suharekë: Të akuzuar të ri në qështjen ku gruaja akuzohet se porositi vrasjen e burrit

Gjykimi për vrasjen e Abedin Bytyqit në Peqan të Suharekës ka marrë kthesë të re.

Kjo pasi që prokurori Genc Nixha ka ndryshuar aktakuzën dhe ka ngritur aktakuzë të re për të akuzuarin Fadil Fetiu.

Në këtë rast po gjykohen bashkëshortja e të ndjerit, Resmije Bytyqi, dy djemtë e axhës së saj, Murat e Reshat Ademi, si dhe Fadil Fetiu.

Prokurori ngriti aktakuzë të re ndërkohë që gjykimi i ishte afruar përfundimit.

Prokurori Genc Nixha kishte paralajmëruar këtë veprim duke thënë se pas seancave të zhvilluara dhe pasi të gjithë të akuzuarit kishin dhënë mbrojtjen e tyre dhe para trupit gjykues ishin deklaruar për ngjarjen është krijuar një gjendje të re faktike, ndryshe nga ajo që ka qenë gjatë procedurës hetimore.

Pasi që trupi gjykues me në krye gjyqtarin Xheladin Osmani prokurorit Nixha i kishin dhënë një kohë të mjaftueshme që të analizojë çështjen, ky në aktakuzën e re e ngarkon Fadil Fetiun me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprën penale të vrasjes së rëndë.

Kur prokurori Nixha lexoi aktakuzën e re i akuzuari Fadil Fetiu mohoi akuzat e Prokurorisë.

Ndaj Fadil Fetiut trupi gjykues menjëherë caktoi masën e paraburgimit, për të siguruar praninë e tij gjatë gjykimit.

Paraburgimin ndaj të akuzuarit Fadil Fetiu e kundërshtoi mbrojtësi i tij, avokati Esat Gutaj i cili tha se kjo është një e padrejtë e madhe që po i bëhej të mbrojturit të tij.

Sipas mbrojtësit Gutaj prokurori e di mirë, ose nuk do ta dijë se Fadil Fetiu ka zbuluar këtë vrasje dhe i njëjti ka bashkëpunuar me Policinë dhe në asnjë mënyrë nuk ka tentuar t’i ikë gjykimit “edhe pse ka qenë i kërcënuar në forma të ndryshme”.

Pjesa tjetër e aktakuzës për të akuzuarit Murat e Reshat Ademi dhe Resmije Bytyqin(gruaja e viktimës) mebetet e pandryshuar.

Resmije Bytyqi akuzohet se pas takimeve paraprake që i ka pasur me të akuzuarin Murat Ademi, ajo me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vrasjen e bashkëshortit të saj, Abedin Bytyqit.

Sipas Prokurorisë, e pandehura i ka kërkuar të akuzuarit Murat Ademi të kryente vrasjen me arsyetimin se burri i saj po e maltretonte, rrihte dhe keqtrajtonte.

Po ashtu, Prokuroria pretendon se Resmije Bytyqi i kishte thënë Murat Ademit se nëse ai nuk ndërmerr ndonjë veprim, do të porosiste ndonjë person tjetër për të vrarë bashkëshortin e saj Abedinin.

Sipas aktakuzës së re e përpiluar nga prokurori Genc Nixha, i akuzuari Fadil Fetiu  më 6 tetor të vitit 2016 në fshatin Peqan të Suharekës me dashje e ka ndihmuar të akuzuarin Murat Ademi për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, duke i krijuar kushte për kryerjen e veprën penale.

Ashtu që i akuzuari Fadil Fetiu i ka vënë në dispozicion Murat Ademit mjetin për kryerjen e veprës penale si dhe ka bërë fshehjen e provave të kryerjes së veprën penale.

Fadil Fetiu po akuzohet se në ditën kritike fillimihst ishte takuar me të akuzuarin Murat Ademi dhe kishin pirë kafe, dhe me telefon e ka thirrur të ndjerin Abedin Bytyqin, dhe me autojmetin e tij e ka dërguar të ndjerin Abedin në shtëpinë e tij në fshatin Peqan kinse rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, e pas një kohe në shtëpinë e Fadil Fetiut ka ardhur i akuzuari Murat Ademi.

Aty ka filluar diskutimi në mes të akuzuarit Murat dhe të ndjerit, pas së cilës Murati nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanos e më pas ia lidh duart të ndjerit Abedin Bytyqi, duke e detyruar me dhunë të futet në automjet dhe duke e larguar nga shtëpia, me ç’rast i akuzuari Murat të ndjerin Abedin e ka dërguar në një vend ët panjohur ku ishte duke e prituar i akuzuari vëllai i tij Reshat Ademi, ashtu që pas vrasjes Murati kthehet në kafene ku takohet me Fadil Fetiun.

Sipas aktakuzës Murat Ademi dhe Reshat Ademi bashkë me veturën e Fadilit kanë shkuar në drejtim të Suharekës dhe rrugës i akuzuari Murat Ademi e gjuan telefonin dhe kuletën e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Tash pas paraqitjes së aktakuzës së re, gjykimi ndaj të akuzuarve Murat dhe Reshat Ademi si dhe Resmije Bytyqi do të ” pezullohet ”, nuk do të zhvillohet asnjë seancë, derisa ndaj Fadil Fetiut do të zhvillohet seanca e dytë, kur mbrojtësit i tij do të paraqet kundërshtimin për provat e aktakuzës dhe do të kërkojë që kjo aktakuzë e re të hidhet poshtë.

Kallxo.com ekskluzivisht ka raportuar nga të gjitha seancat e këtij gjykimi.

Deri në këtë fazë, janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria por edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Gjithashtu edhe të akuzuarit kanë dhënë mbrojtjen e  tyre, dhe para trupit gjykues janë deklaruar për rastin.

Njëra nga seancat e këtij gjykimi ka eskaluar edhe në kërcënime ndërmjet të akuzuarve.

Gjatë kohës kur Fadil Fetiu po jepte mbrojtjen e tij, i akuzuari Murat Ademi i ishte vërsulur me fjalët “Prej sot je i vdekur o Fadil Fetiu”, me çka ishte larguar nga salla e gjykimit.

Vrasja që pretendohet se u porosit nga gruaja eskalon në kërcënime të rënda

Murat Ademi në dy seanca të gjata ka rrëfyer verzionin e tij për ngjarjen, ndërsa i njëjti për tërë rastin e bëri fajtor bashkëshorten e viktimës, Resmije Bytyqin.

Rrëfimi tronditës: Suharekasi tregon si e vranë dhe ia dogjën kufomën Abedin Bytyçit

Murat Ademi i ngarkonte vrasjen e Abedin Bytyqit edhe të akuzuarit Fadil Fetiu, ” “Unë i di shumë mirë krejt planet e Fadilit me Resmijen, sepse unë kam qenë korrier i Resmije Bytyçit” kishte deklaruar Murat Ademi.

Vrasjes së Abedin Bytyqit i akuzuari Murat Ademi në vazhdimësi i  referohej me fjalët: me krye atë punën.

Bashkëshortja e viktimës Abedin Bytyqit, Resmije Bytyqi  ka vendosur të mos dekarohej, duke u mbrojtur në heshtje, ajo shkurtimisht kishte thënë “Nuk du me fol”.

Shqyrtimi i dytë për të akuzuarin Fadil Fetiu është caktuar me datë 28 qershor, kur mbrojtësit i tij ka të drejtën të kundërshtojë aktakuzën e re, përderisa i akuzuari Fadil Fetiu do të vazhdon të qëdnroj në paraburgim në kohëzgjaatje prej 60 ditësh, por ky paraburgim mund ti vazhdohet edhe më gjatëa, varësisht se si vazhdon rrjedha e gjykimit.

26 Maj 2019 - 22:36

Marcel Lekaj 26/05/2019 - 22:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend