Ilustrim

Aksident Trafiku në Hyrje të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në hyrje të qytetit të Pejës.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Raportimet e para nga vendi i ngjarjes thonë se në këtë aksident veturat kanë pësuar dëme materiale ndërsa nuk ka pasur të lënduar

Aksidentet e trafikut janë shpeshtuar ditëve të fundit, ndërsa policia gjatë javës bëri thirrje për kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në trafik.

Aksidenti në Pejë.

Gjatë ditës, KALLXO.com raportoi për një aksident në Prishtinë, në afërsi të selisë së EULEX-it ku një veturë e zhvendosur në barrierën e gjelbëruar që ndan korsitë e drejtimeve të kundërta.

http://kallxo.com/aksident-afer-selise-se-eulex-ne-prishtine/