Adriatik Gacaferi: Hidrocentralet duhet të ndalen në të gjithë lumenjtë

Adriatik Gacaferi, aktivist nga Deçani ka thënë se qytetarët e Pejës janë mobilizuar kundër ndërtimit të hidrocentralit  për shkak të përvojave që i kanë pasur me Lumbardhin e Deçanit.

Ai i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar për dëmet që ndërtimi i hidrocentralit në Deçan i ka sjellë ambientit dhe qytetarëve dhe e njëjta mund të ndodhë edhe në Pejë.

“Dallimi në mes të ndërtimit të hidrocentralit në Deçan dhe atij që po mendohet të ndërtohet në Pejë është se atëherë komuna ka organizuar një koncert festiv se investime të mëdha po vijnë në Deçan sepse ata qytetarë janë mashtruar me shumën prej 55 milionë euro, se do të ketë punësime e shumë gjëra por që realisht janë punësuar vetëm dhjetë persona kurse Deçani e ka shkatërru resursin më të madh që e ka pasur, Grykën e Deçanit dhe gjatë gjithë verës kanë mbetur qytetarët pa ujë dhe ka shkatërruar edhe të ardhmen e turizmit në Deçan kurse ne duke e parë se çka ka ndodhur atje në 2012, ne kemi kërkuar dy herë ta shohim kontratën e Kelkosit për projektin atje por ata nuk kanë kthyer përgjigje kështu që këtë herë shoqëria civile janë mobilizuar. Hidrocentralet duhet të ndalen jo vetëm në Rugovë por edhe në Erenik dhe Lloqan dhe gjithkund”, ka thënë Gacaferi në debatin për Lumbardhin.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës; Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues.

www.kallxo.com

 

28 Shkurt 2019 - 22:26

Drenushë Ramadani 28/02/2019 - 22:26
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend