Foto: Atdhe Mulla

AAK kërkon liberalizim të vizave para dialogut

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dërguar projekt- rezolutën, në të cilën kërkohet nga ana e Qeverisë te ketë liberalizim të vizave para dialogut.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi me anë të profilit të saj zyrtar në “Facebook”, ka shkruar se një kërkesë e tillë është bërë, deri sa të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kadajt- Bujupi.

Së bashku me kolegët e Gp të AAK-së, dorëzuam projekt-rezolutën ku kërkuam nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Republikën e Serbisë derisa të mirret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në zonën shengen. Kërkuam liberalizim të vizave para dialogut.