Ukshin Hoti

20 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por edhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, i cili u bombardua nga NATO.

Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhiten në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshiheshin nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serbë zbrazën plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë.

U masakruan 176 persona dhe u plagosen mbi 200 të tjerë. “Human Right Watch”, kishte shkuar në vendin e ngjarjes më 24 maj të vitit 1999 dhe vuri në dukje dëmet që i publikuan në raportin e tyre.

Mirëpo, Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet në mesin e personave të zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë. Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Për nder të veprës së veprimtarit Ukshin Hoti, sot në ora 16:00 në Institutin Albanologjik mbahet tryezë përkujtimore./21Media