Ministri Abelard Tahiri - Foto: Ministria e Drejtësisë
110 të kthyer nga Siria, katër burra 32 gra e 74 fëmijë
Ministri i Drejtësisë ka folur sot për operacionin e kthimit të kosovarëve nga Siria.
Ai ka treguar se 110 persona janë kthyer mbrëmë, ndër ta 4 luftëtarë burra, 32 gra dhe pjesa tjetër fëmijë përfshirë 9 fëmijë të rikthyer që humbën prindërit në luftë.
“Sot në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion sensitive ku Kosova ka kthyer 110 qytetarë që ishin në zonat e luftës.Tani jemi duke u marrë për t’i kthyer prapa edhe atë që kanë qenë në vatrat e luftës. Nga tetori i vitit të kaluar kam qenë i ngarkuar për ta udhëhequr task-forcën. Qëllimi ynë ka qenë të sigurojmë që qytetarët tanë të mos marrin pjesë në luftëra të huaja”, tha Tahiri.
Ai tha se me burrat e kthyer luftëtarë do të merren organet e drejtësisë ndërsa gratë dhe fëmijët do të rehabilitohen.