Gjykata Themelore e Pejes - Foto: :Atdhe Mulla

1 vit burg për tentim vrasje me makinë

Procesi gjyqësor ndaj Sami Berishës për tentim vrasjen me makinë në Isniq te Deçanit ndaj Muharrem Berishës përfundoi me dënim prej 12 muajsh burg.

Dënimi erdhi pasi i njëjti e pranoj gjatë ditës fajësinë për vrasjen ne tentativë.

“Zoti gjyqtar ndihem i penduar, nuk kam dale për atë qëllim, e pranoje fajësinë dhe më vjen keq “, ishin fjalët e të akuzuarit Sami Berisha.

Sipas Aktakuzës, Sami Berisha me veturën e tipit “ Tauran “, në fshatin Isniq të Deçanit, me të vërejtur viktimën në trotuar, e sulmon furishëm me veturë duke dhe e godet për toke, duke ikur menjëherë më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai është dënuar gjatë këtij viti nga gjykata në Deçan, për veprën penale të sulmit, për shkak se edhe vitin e kaluar e kishte sulmuar viktimën Muharrem Berisha.