Safet Kamberi, LDK, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Safet Kamberi: 700 Parkingje për Mitrovicën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Safet Kamberi, premtoi 700 parkingje për këtë qytet, nëse ai zgjedhet kryetar i komunës.

Në Debat Pernime, Kamberi tha se e ka planin për rregullimin e trafikut të Mitrovicë

“E kemi idenë për ta rregulluar trafikun urban… do t’i ndërtojmë 700 parkingje në pjesën urbane të Mitrovicës dhe besoj se kjo do të jetë zgjidhje e duhur për qytetin e Mitrovicës”, tha Kamberi.

“Ministria e Financave, në kohën kur unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar ka filluar procedurat e marrjes së kredisë për ta subvencionuar komunën e Mitrovicës në trafikun urban”, tha Kamberi duke iu referuar periudhës së qeverisë së kaluar kur ai ishte Zëvendës Ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.