Foto-ilustrim
Vritet një Person në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut
Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha për KALLXO.com se një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndaj tij në një kafeteri në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut. Një person është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.
“Në rrugën Knjaz Milosh në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut ka ndodhë një vrasje e një personi në një kafeteri të lagjes”, tha Hoti për KALLXO.com.
Ai tha se motivet e kësaj vrasjeje janë ende të panjohura.
“Në një kafeteri, i dyshuari ka shtënë në viktimën M.K. që ka mbetur i vdekur në vend”, tha Hoti.
“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes mirëpo Policia e ka arrestuar pasi është identifikuar në një postbllok. Ai është në mbajtje në stacionin policor”.
“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i presim hetuesit e mjekësisë ligjore”, tha Hoti.