Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli i Tronditur prej Sulmit ndaj Vitore Stavilecit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur tejet i shqetësuar prej sulmit të sotëm ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.

Ai ka reaguar në Facebook duke vënë në theks se sulmi është bërë ndaj një grua dhe nëne me qëllim të terrorrizimit të familjeve.

“I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm”, shkroi Veseli.

Ai gjithashtu tha se është i determinuar për të mos u dorëzuar ndaj kriminelëve.

“Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet”, shtoi ai.

http://kallxo.com/mustafa-sulmi-ndaj-gruas-akt-papranueshem/