Foto: Facebook

Veseli Thotë se Është Arritur Konsensusi për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli njoftoi sot se është arritur kondsensusi për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi”, shkroi Veseli në facebook.

Ai pati edhe falënderime për këtë arritje.

Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv”, shkroi më tutje Veseli.

Ai njoftimin e shoqëroi me një foto ku shihej me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Pacolli.

“Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, shkroi Veseli.

Dje Kuvendi i Kosovës nisi, por nuk e përfundoi seancën për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Seanca është shtyrë për të mërkurën.