Foto-ilustrim

Vdes një vajzë, ra nga një ndërtesë në Prizren

Në rrugën “William Walker” në Prizren, një person i gjinisë femërore në rrethana të panjohura dyshohet të ketë kërcyer nga kulmi i një ndërtese.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren me lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë për 24 orët e fundit ajo ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të ditës së djeshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.