Pamje nga një aksident komunikacioni - Foto: Arkiva/KALLXO.com

Vdes në Aksident një 17-Vjeçare

Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt, rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:50.

Plagëve të marra në këtë aksident nuk ka mundur t’u mbijetojë F.T. nga fshati Begracë.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi F.H. (19-vjeçar) duket se nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka dalë me veturë nga rruga, duke u përplasur në një lis dhe në gurë.

Nga përplasja, F.T. merr lëndime vdekjeprurëse.

Lidhur me këtë rast, pasi mori trajtim urgjent në Spitalin e Ferizajt, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim policor 48 orësh.