Foto-ilustrim

Vdes 21 Vjeçi pas Rrokullisjes së Makinës

Mbrëmë rreth orës 19:00 në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në hyrje të Mitrovicës një person ka vdekur pas një aksidenti.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti tregoi për KALLXO.com se si ndodhi aksidenti.

“Nga ekzaminimi i vendit te ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë  pakujdesia- mospërshtatja  e  shpejtësisë me  kushtet e rrugës ku drejtuesi i veturës humb kontrollin ndaj automjetit, del jashtë rrugës dhe rrokulliset”, tha Zahiti për KALLXO.com.

Në aksident sipas Zahitit janë lënduar edhe dy persona tjerë.

“Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerë të cilët po trajtohen në spitalin rajonal”, tha Zahiti.

Dje KALLXO.com shkroi edhe për dy aksidente tjera në Fushë-Kosovë dhe Autostradën “Ibrahim Rugova”.

http://kallxo.com/aksident-rende-bllokohet-autostrada/

http://kallxo.com/treni-aksidentohet-kamionin/