Takimi i ministrit me drejtorin e Bechtel-Enkas | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Vdekja e Punëtorit- Lekaj Takohet me Drejtorin e Bechtel-Enkas

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj është takuar sot me drejtorin e Bechtel-Enkas Riyadh Alkhazjari.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, takimi ka ndodhur pas vdekjes së sotme të një punëtori në vendpunishten e Bechtel-Enkas për Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në takim, sipas njoftimit, u bë e ditur se “u diskutua situata në këtë kohë të pasfatkeqësisë”.

Por nuk jepen detaje, pasi sipas njoftimit rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Në njoftim punëtori i vdekur vlerësohet se i ndihmoi ndërtimit të Kosovës.

“I shprehim ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pandalshëm me dhjetëra e qindra orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës”, thuhet në njoftim.

Punëtori i Bechtel-Enkas vdiq sot në mëngjes, pasi u godit nga një kamion.

http://kallxo.com/vdes-punetori-ne-punishten-e-bechtel-enkas/

Policia konsideroi se vdekja e punëtorit ndodhi nga pakujdesia e shoferit të kamionit, të cilit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

http://kallxo.com/policia-tregon-si-vdiq-punetori/

Ministri Lekaj e paralajmëroi takimin me përfaqësues të Bechtel- Enkas gjatë përurimit të një segmenti të Autostradës Prishtinë- Pejë, kur edhe ngushëlloi familjen e të vdekurit.