Foto: ZPRK

Thaçi në Hagë Flet për Gjykatën Speciale

Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar në Hagë ku përveç ftesës për të diskutuar për vizionin dhe sfidat e Kosovës ai ka marrë pjesë edhe në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, që është shkruar nga disa gazetar britanik për karrierën e presidentit Thaçi.

Ai gjatë fjalët së tij në këtë diskutim e ka kujtuar qytetin e Hagës si vendi ku Pavarësia e Kosovës u konfirmua si e ligjshme nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ai ka përmendur gjithashtu se në qytetin e Hagës tanimë është e vendosur një pjesë e sistemit të drejtësisë që do të merret me krimet e luftës në Kosovë apo vendi ku do të funksionojë Gjykata Speciale.

“Ne jemi krenarë me luftën tonë për liri dhe nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t’u frikësuar nga e vërteta. Askush asnjëherë nuk u përpoq të ikte apo të fshihej nga drejtësia – krahasuar me shtetet e tjera në rajon”, ka thënë Thaçi thuhet në komunikatën e zyrës së presidentit.

Ai ka folur edhe për bisedimet me Serbinë, që sipas tij duhet të përfundojnë me njohje reciproke, “sepse BE-ja nuk i pranon shtetet që kanë probleme në mes vete”.