Pamje nga takimi i delegacionit kosovar me atë tëSaint Vincent dhe Grenadine – Foto: Presidenca e Kosovës

Thaçi Kërkon Njohje nga Saint Vincent dhe Grenadine

Në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti Hashim Thaçi, i cili po kryeson delegacionin kosovar, ka takuar edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga zyrtari i këtij vendi të Karaibeve njohjen e shtetit të Kosovës, ashtu siç tashmë kanë vepruar 10 anëtarë të organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM).

Sipas një komunikate të Presidencës, në këtë takim, të zhvilluar në Nju Jork, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, thuhet të ketë thënë presidenti i Kosovës në takimin me ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines.

http://kallxo.com/thaci-kosova-eshte-mirenjohese-turqise/