Nga takimi i korrikut 2017 Thaçi- Vuçiq. Foto: BE

Thaçi e Vuçiq Takohen Javën e Ardhshme në Bruksel

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, do të takohen të premten e ardhshme, më 23 mars, në Bruksel.

Takimi i organizuar në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve, është thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Në një njoftim të Zyrës së Mogherinit thuhet se dy presidentët do të vazhdojnë të dialogojnë rreth fazës së normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE si dhe do të shqyrtojnë punën e vazhdueshme në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të arritura në kuadër të këtij dialogu.