Seminari për rrugën euroatlantike të Kosovës | Foto: KALLXO.com

Sot Seminari për Rrugën Euroatlantike të Kosovës

Paneli hapës i seminarit po udhëhiqet nga Xhavit Haliti, ndërsa pjes ë e tij janë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, nënkryetari Asamblesë Parlamentare të NATO-s Paolo Alli, ambasadori zviceran Jean Hubert-Lebet dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti tha se institucionet e Kosovës janë të pëkushtuara për paqe dhe stabilitet.

Të pranishëm në seminar janë deputetët të të gjitha subjekteve parlamentare dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

seminari3 seminari1 seminari2

09:09

Në Seminarin e 93-të Rose Roth të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës do të diskutohet rreth perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Sipas agjendës së seminarit, atë do ta hapë deputeti Xhavit Haliti që është edhe kryesues i delegacionit kosovar në asamblenë parlamentare të NATO-s.

Pjesëmarrësve të seminarit do t’u drejtohen në fillim të tij mes tjerësh edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, nënkryetari Asamblesë Parlamentare të NATO-s Paolo Alli dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Pastaj do të flitet për integrimin evropian dhe procesin e reformës, ku do të flasin shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou dhe kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë Jean Braathu.

Më vonë gjatë ditës do të flitet edhe për dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ku fjalën e saj do ta thotë edhe ministrja për dialog Edita Tahiri.

Nesër është paraparë të flasë mes tjerësh ambsadori amerikan Greg Delawie dhe Presidenti Hashim Thaçi, ndërsa të hënën pjesë e agjendës është edhe Kryeministri Mustafa.

Në seminar ishte paralajmëruar pjesëmarrja e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, por ai e ka anuluar pjesëmarrjen, pasi është hequr fjala metohi nga përshkrimi i postit të tij.