Pamje nga Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s - Foto: KALLXO.com

Musliu: Kosovaret në Sektorin e Sigurisë, Shembull në Rajon

Duke folur për integrimin gjinor në sektorin e sigurisë së Kosovës në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deputetja Ganimete Musliu përmendi rastin e Atifete Jahjagës, e cila nga pozita e zëvendësdrejtorit të Policisë erdhi në postin e presidentes së Kosovës dhe “dha shembull shumë të mirë në punën e saj”.

Anëtarja e Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së si sukses të grave në sektorin e sigurisë përmendi edhe Shoqatën e Grave Police të Kosovës, e cila sipas saj po jep kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

“Kjo shoqatë ka mbi 600 gra aktive, e me punën e tyre janë bërë shembull në rajon”, theksoi Ganimete Musliu.

Sa i përket barazisë ligjore, Musliu tha se si në nivelin qendror edhe në atë lokal Kosova ka mekanizma që merren me barazinë gjinore por se ende gratë ballafaqohen me boshllëkun mes të drejtave të tyre në gjendjen ligjore dhe asaj reale.

http://kallxo.com/demolli-te-gatshem-per-transformimin-e-fsk-se/

http://kallxo.com/delawie-kosova-lider-ne-luftimin-e-terrorizmit/