Komisioni për të pagjeturit | Foto: KALLXO.com

Sivjet u Identifikuan Gjashtë të Pagjetur

Në takimin përmbyllës të 2017-ës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur u tha se 6 perona të pagjetur janë identifikuar, ndërsa janë zhvarrosur 21 trupa të dyshuar si të tillë.

Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj, tha se janë ende 1654 persona të zhdukur.

Gjetaj deklaroi se ka pasur aktivitete të shumta të komisionit gjatë vitit, mirëpo e pranoi se nuk ka pasur lëvizje të mëdha në drejtim të gjetjes së personave të zhdukur.

“Nuk kemi mundur të bëjmë largim nga gjendja e cila po na përcjell ndër vite” tha Gjetaj.

Ndër të tjera në mbledhjen e komisionit mori pjesë këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka, i cili shprehu keqardhje për mos-adresimin e problemit.

Lluka shtoi se qeveria ka shumë punë përpara.

“Nuk kemi shumë fjalë, po kemi shumë punë dhe angazhime për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, u shpeh Lluka.

Ai konstatoi se Kryeminisstri haradinaj prioritet e ka gjetjen e personave që mungojnë që nga koha e luftës së viteve 1998-1999.

“Prioritet i Qeverisë Haradinaj përveç zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë, është edhe zbardhja e fatit të të pagjeturve”, shtoi ai.

Ndërsa në fund të takimit Lluka premtoi se do të ketë ndryshime nga viti i ardhshëm.

“Ligji do të ndryshohet dhe do të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës. Çështja e pensioneve do të zgjidhet për arsye se ka diskriminim”, premtoi Lluka duke iu referuar Ligjit për Persona të Zhdukur.

Në këtë takim foli edhe kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini, i cili e përsëriti porosinë e tij që Qeveria e Kosovës t’i bëjë presion Serbisë për t’i dhënë informacionet për vendndodhjen e personave të pagjetur.

KALLXO.com ka shkruar sivjet për shumë raste të kërkimit të të pagjeturve.

http://kallxo.com/germimet-ne-suhodoll-gjendet-nje-trup-kompletuar/

http://kallxo.com/neser-fillojne-germimet-per-varreze-masive-te-ish-xhamia-e-ibrit/

http://kallxo.com/perfundojne-germimet-nuk-ka-varreze-masive/