Shtetasja e Brazilit Raporton se u Sulmua nga Burri

Në Gjilan një shtetase braziliane ka raportuar në polici se është sulmuar nga burri i saj shqiptar.

Sulmi, sipas ankueses, kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Policia bën me dije është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa raportuesja e sulmit, sipas policisë e ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Në qershor KALLXO.com shkroi edhe për një shtetase spanjolle që e kishte raportuar atëherë në polici dëmtimin e makinëps së saj nga ish-bashkëshorti.