Ilustrim | Foto: Atdhe Mulla

I Dëmtohet Makina Shtetases së Spanjës në Prishtinë

Sipas raportit të përditshëm të policisë është raportuar se makina e një shtetaseje spanjolle në “Kodër të Diellit” të Prishtinës është dëmtuar.

Dëmtimin e makinës e ka paraqitur në polici vetë kjo shtetase.

“Viktima femër spanjolle shtetase e Spanjës ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i Uruguait në shenje xhelozie ia ka dëmtuar me një mjet të mprehtë veturën Suzuki”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton më tutje se për raportimin e dëmtimit nuk ka të arrestuar.