Arkiva | Foto: KALLXO.com

Shpërthen Bombola e Gazit, Dy Veta në Spital

Në raportin e saj, Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rr. “Dëshmorët Dervishaj” në Istog, dje rreth orës 11:10.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptarë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor pasi që të njëjtit derisa ishin duke punuar në një lokal nga shpërthimi i një bombole gazi kanë pësuar lëndime trupore”, njofton Policia.

Në vend ngjarje kanë dalë njësite përkatëse të Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është duke u hetuar.