Ilustrim

13 të lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në Kçiq të Mitrovicës

13 persona kanë mbetuar të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga një bombolë e gazit.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime”- ka thënë Zahiti.