Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 15 pacientët që kanë pësuar lëndime dhe djegie në shpërthimin në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së, janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Katër nga ta janë operuar në sallat emergjente ka njoftuar ShSKUK-ja, kurse tek të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike.

“4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar  shëndetësore nga djegia. 8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikqyrjen nga stafi shëndetësorë.2 në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale”- thuhet në njoftim.

Stafi mjekësor dhe infermieror i këtyre klinikave do të vazhdojë të ofrojë kujdes dhe mbikqyrje shëndetësore 24-orëshe për këta pacientë.

Shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq, QKUK: Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, katër janë duke u operuar