Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës. Foto: KALLXO.com

Shpend Ahmeti Lavdëron Shëndetësinë në Prishtinë

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës shkroi në Facebook se është rritur cilësia e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në qendrat e mjekësisë familjare të kryeqytetit.

“Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani arrin 1.2 milion shërbime shëndetësore”, shkroi Ahmeti.

Ai bëri të ditur se 85 për qind të pacientëve të qendrave të mjekësisë familjare shërohen në këto qendra.

“Më shumë se 85 për qind të pacientëve që vijnë në QMF të tona shërohen në QMFtë tona që është shifër rekorde për shëndetësinë primare”, shkroi më tutje Ahmeti.

Ai tregoi se vetëm 15 për qind të pacientëve nga qendrat e mjekësisë familjare të Prishtinës udhëzohen për trajtim në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ahmeti postimin e tij e shoqërfoi me njëdiagram të shërbimeve shëndetësore në qendrat prishtinase të mjekësisë familjare.