Flamujt e Kosovës dhe të ShBA-së - Foto: KALLXO.com

ShBA: Vazhdojmë Mbështetjen e Palëkundur për Kosovën

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane.

Po ashtu, në kumtesë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të palëkundur në mbështetjen për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik.

Reagimi i Ambasadës amerikane vjen pas rrëzimit të Qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes votimit të mocionit të votëbesimit.

http://kallxo.com/kuvendi-rrezoi-qeverine-mustafa/

Mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë ishte iniciuar nga partitë opozitare Nisma për Kosovën, AAK dhe Vetëvendosje.

Atë e përkrahën edhe deputetë të PDK-së, partisë me të cilën bashkëqeveriste LDK e Isa Mustafës.

Pak kohë pas rrëzimit të Qeverisë, Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur shpërndarjen e Kuvendit.

http://kallxo.com/presidenti-shperben-kuvendin/