Rrahman Jasharaj | Foto: RTV 21

SBASHK-u Paralajmëron Protesta në Rrugë Nëse Qeveria nuk Reflekton

Mësimdhënësit e Kosovës po kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës me 5 qershor 2017, veçanërisht po kërkojnë që në Kuvend të procedohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 1990-1999.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka vizituar Shkollën e Mesme Bujqësore  “Avdyl Frashëri” në Prishtinë.

Jasharaj tha se SBASHK-u ka ndërmarrë vendimin e dytë sindikal derisa ka përgëzuar grevistët për unitetit duke thënë se ky unitet ka dhënë frytet e para të saj ngase kryeministri ka reflektuar dhe sot do të ketë një takim mes sindikalistëve dhe Ramush Haradinaj.

Jasharaj tha se do të insistojë edhe për Ligjin e Pagave sepse ligji i propozuar nga qeveria kishte synim të nënçmonte duke i vendosur në fund ta tabelës së koeficientit.

Sipas kreut të SBASHK-ut, nëse qeveria nuk reflekton ka mundësi që kongresi i kësaj sindikate të marrë vendim për grevë të pacaktuar dhe protesta në rrugë.

Një takim mes Jasharajt dhe kryeministrit është paralajmëruar për në orën 15:00.