Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria ia Kthen Komunës Pallatin e Rinisë

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës vendosi ta çojë në Kuvend propozimin për t’ia kthyer nën menaxhim Komunës së Prishtinës objektin e Pallatit të Rinisë.

Ky pallat është nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Komuna e Prishtinës ka marrë vendim në asamble që ta marrë në menaxhim Pallatin e Rinisë e që është ndërtu nga paratë e qytetarëve te Prishtinës”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ai konstatoi se me këtë vendim të qeverisë hapet udha që pallati t’i kthehet komunës.

“Sot i kemi hapë rrugë Kuvendit qe të marrë vendim që ta heqë nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të ia kalojë këtë Komunës së Prishtinës”, tha Haradinaj.

Dje Haradinaj u takua me kryetarin  e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe njëra nga temat për të cilat u bisedua ishte edhe statusi ligjor i Pallatit të Rinisë.

Sipas një komunikate që dje e lëshoi Zyra e Kryeministrit, Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti u morën vesh që të gjenden fonde për rinovimin e këtij pallati.

http://kallxo.com/takohen-ramush-haradinaj-e-shpend-ahmeti/