Qeveria e Kosovës | Foto: KALLXO.com

Qeveria Dënon Sulmin Ndaj Drejtorit të Shërbimit Korrektues

Në një komunikatë, Qeveria vlerëson se ky akt i rëndë i kryer ndaj Zogajt është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij”, thuhet në reagimin e Qeverisë, e cila i ka uruar shërim sa më të shpejt drejtorit të ShKK-së, i cili është sulmuar me shufër të metaltë në hyrje të banesës së tij në lagjen Ulpiana të kryeqytetit rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Sulmin fizik ndaj drejtorit Zogaj e ka dënuar edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Ai ka shfaqur shpresën se autoritetet do të hetojnë shpejt dhe seriozisht këtë rast dhe do të sjellin autorët para drejtësisë.

“Nuk duhet të ketë mosndëshkim për njerëzit ose grupet që kërcënojnë ligjin në këtë mënyrë”, ka theksuar ai në profilin e tij në “Facebook”.

http://kallxo.com/sokol-zogaj-shtrihet-ne-neurokirurgji/