Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria Çon në Kuvend Komisionin për Jurisprudencë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua vendimi për propozim e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Emrat e personave që do ta përbëjnë këtë komision i tregoi ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

Propozimi i kryetarit dhe anëtarëve të komisionit u dërgua për miratim në Kuvend.

Kryetar i komisionit sipas Abelard Tahirit është kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, pyetës në lëndën e drejta penale, ndërsa zëvendës i Lumezit është Besim Kelmendi.

Kur u dënua të mërkurën në lidhje me përkthimin e librave për nevoja të UP_së ish-rektori Enver Hasani e akuzoi Aleksandër LUmezin se e ka të falsifikuar provimin e tij të jurisprudencës.

Dje Lumezi e publikoi certifikatën e provimit të tij të jurisprudencës, ndërsa pretendimet e Hasanit i cilësoi shpifje, duke paralajmëruar padi ndaj tij.

Në vazhdim mund t’i lexoni edhe anëtarët të tjerë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Prof.dr. Haxhi Gashi –  anëtar, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës Albert Zogaj;

Nebojsha Boriqiq – anëtar, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës Çerkin Berisha;

Prof.dr. Kadri Kryeziu – anëtar, pyetës në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Europian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës Ivan Çukalloviq;

Enver Peci – anëtar, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe E drejta administrative, zëvendës Emine Kaçiku.