Protesta në Shkup | Foto: RTV 21

Protestuesit Kërkojnë Rigjykim për Rastin Kumanova

Në protestën e organizuar sot në Shkup, në Sheshin “skënderbeu”, u kërkua rigjykim për Rastin Kumanova dhe u protestua kundër proceseve gjyqësore ndaj shqiptarëve që u cilësuan të mituara.

Sipas rtv21.tv, Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, kujtoi atë që kishte thënë tash Kryeministri Zoran Zaev për Rastin Kumanova më 4 dhjetor 2017 në një takim me qytetarët e Komunës Kapishte të Qendrës Shkup.

“Rasti i Lagjes së Trimave në Kumanovë është një rast i fabrikuar nga Qeveria Gruevski”, citoi Pollozhani fjalët e Zaev-it.

Pollozhani në emër të protestuesve kërkoi “reformë rrënjësore në gjyqësinë e Maqedonisë, rikualifikim dhe rigjykim dhe kompensim të të gjith[a rasteve që opinioni mendon që janë prodhim i kuzhinës politike”.

Të burgosurit pas luftimeve në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit 2015 u dënuan nga një gjykatë në Shkup me 746 vjet burg.

Në përleshjet e para më shumë dy vjetëve në Kumanovë vdiqën tetë policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.