Protestës për Haradinajn i Ndërrohet Vendi

Protesta kundër fletarrestimit serb nëpërmjet INTERPOL-it për Haradinajn dhe ndalimit të tij në Francë që nga 4 janari, sipas një njoftimi të AAK-së do të ndryshojë vendin.

Protesta që nga shoqatat e dala prej luftës së UÇK-së u paralajmërua të zhvillohej në Sheshin “Zahir Pajaziti”, sipas AAK-së do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu”.

AAK-ja këtë zhvendosje e arsyeton me interesimin e madh të qytetarëve për pjesëmarrje në protestë.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së paralajmëruan protestë për ditën e sotme në përkrahje të ramush haradinajt që u ndalua nga autoritetet franceze në bazë të një flëtarrestimi të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

http://kallxo.com/ish-luftetaret-obligim-protestimi-per-lirimin-e-haradinajt/

Haradinaj pas arrestimit më 4 janar, u lirua me kusht më 12 janar, por nuk ka të drejtë ta lëshojë Francën, derisa autoritetet e atjeshme të vendosin në lidhje me kërkesën ër ekstradim të pranuar nga Serbia.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/