I Premton Martesë 14 Vjeçes- Arrestohet

A. Z., i lindur më 24.10.1990, nga Vitia është arrestuar nga policia dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare.

Sipas zëdhënësit të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, me datën 30 mars policia ka pranuar informatën nga gjyshja e 14 vjeçes A.M. se e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas Hashanit, pas hetimeve, policia ka arritur të gjejë vajzën e cila është raportuar si e zhdukur dhe e njëjta është gjetur në një fshat të Vitisë bashkë më A.Z. i cili është arrestuar.