Policia Speciale Përforcohet në Veri

Reporterët e KALLXO.com kanë parë disa autoblinda të Policisë së Kosovës të jenë nisur drejt pikës kufitare në Jarinjë, aty ku kalon hekurudha që lidh Kosovën me Serbinë, ndërsa një numër i automjeteve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar të parkuara në periferi të qytetit të Mitrovicës, në pjesën jugore të qytetit.

Treni me simbole nacionaliste serbe dhe ikonografi fetare ortodokse i nisur në mëngjes nga Beogradi është ndalur në Rashkë ndërsa autoritetet e Kosovës e kanë ndaluar hyrjen e tij në territorin e Kosovës.