Foto: Ilustrim

Policia Largon Lypsarët në Prizren

Policia në Prizren me anë të një komunikate bëri të ditur se zhvilloi një aksion kundër lypsarëve kosovarë dhe atyre nga Shqipëria që kërkojnë lëmoshë në këtë qytet.

Në komunikatë policia njoftoi se gjatë aksionit janë zënë në shkelje të ligjit për kundërvajtje 32 persona.

“Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura ligjore dhe 8 tetë prej tyre janë dëbuar, 11 personave u janë sekuestrua dokumentacionet përkatës te tyre dhe janë ftuar që të paraqiten ne ZMH Perëndimi –Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se gjashtë prej këtyre personave kanë pasur leje qëndrimi deri më 02.11.2017.

“Personat të cilët kanë qenë nga Shqipëria në mënyrë të organizuar nga policia, janë përcjellë për në kufi dhe u janë dorëzuar autoriteteve të kufirit”, thuhet në komunikatë.

KALLXO.com kishte shkruar edhe për aksione tjera kundër lypsarëve.