iLUSTRIM

Zhvillimet nga veriu pas paralajmërimeve se bastisjet përfunduan

Policia e Kosovës ende nuk e ka liruar për qarkullim zonën rreth fshatit Bajskë të Zveçanit edhe pse mbrëmë u njoftua se operacioni i bastisjes ka përfunduar.

Gazetarët e Kallxo.com raportojnë se policia mbanë të bllokuara të gjitha rrugët që dërgojnë në fshat ndërsa brenda lejohen të hyjnë vetëm banorët të cilët kontrollohen nga njësitë speciale.

Dje më datë 26/10/2023 Policia e Kosovës njoftoi se ka përfunduar bastisjent në Banjskë të Zveçanit.

“Ka përfunduar aksioni i bastisjes. Nesër në orët e paradites do të vendoset se si të procedohet tutje. Do të merret vendim për lirim apo jo të rrugës ”- ka thënë Veton Elshani drejtor i policisë për rajonin e Mitrovicës veriore.

Por përfundimi i bastisjes nuk është shoqëruar me hapjen e rrugëve.

Ekipi i KALLXO.com që gjendet në Zveçan raporton se nga Policia ende nuk është marrë vendim që të lirohet rruga për media për të shkuar deri në Banjskë.

Ekipet e policisë së reagimit të shpejtë janë të vendosura në krye të rrugës kryesore që të dërgon në Banjskë dhe ende nuk kanë pranuar ndonjë vendim që lejon vetura të paautorizuara të hyjnë brenda zonës.

Në anën tjetër prezenca e njësive të policisë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Për më shume se 50 orë zgjatën kërkimet dhe kontrollet e njësiteve të ndryshme të policisë përfshirë forenzikën e hetuesit policorë te cilët sekuestruan prova të shumta në lidhje me zhvillimet në Zvecan që ndodhën nga mëngjesi i së dielës.

Municion, armatim ushtarak i rëndë e i lehtë u gjet e u sekuestrua gjatë tri ditëve të fundit.

Një sulm fillimisht me armatim të rëndë ishte kryer ndaj një patrulle kufitare rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës. Një polic kufitar Afrim Bunjaku u vra nga ky sulm e një polic tjetër u plagos.

Pasi u mor informacioni për sulm ndaj policisë grupi terrorist u bart në Banjskë dhe u vendos në Manastirin e Banjskës. Për disa orë ata sulmuan policinë e më pas u arratisën.

Policia në bastisjet që ka kryer në shtëpi private përreth manastirit gjeti dhjetëra armatime.

Deri më tani të dhënat zyrtare flasin për 8 të arrestuar, përfshirë edhe pjesëtarë të grupit terrorist dhe 3 nga i njëjti grup të vrarë.

KALLXO.com raportoi se njëri nga të vrarët ishte nga Zveçani, ai fillimisht ishte plagosur e ishte tërhequr nga grupi më pas ishte lënë në male të Banjskës e dy të vrarët e tjerë jetonin në Leposaviq.