Policia ia Kontrollon Telefonin Votuesit

Një komisioner në qendrën e votimit 0302e, në Komoran, dyshoi se një votues e fotografoi votën.

Për këtë arsye ai kërkoi prej tij t’ia tregonte telefonin.

Por, pas kundërshtimit të votuesit, komisioneri kërkoi të thirret Policia dhe t’ia kontrollojë telefonin.

Kështu që, menaxheri në këtë qendër votimi e ftoi Policinë, e cila ia kontrolloi telefonin të dyshuarit në një klasë tjetër por tha se nuk ka gjetur foto të votës.

Pas kësaj, qytetarit iu lejua të votonte.

KALLXO.com raportoi për një rast të ngjashëm të fotografimit të votës në Polluzhë.

http://kallxo.com/evidentohet-fotografim-vote-ne-polluzhe/