Vjosa Osmani | Foto: KALLXO.com

Osmani: LDK-ja po e Kopjon PDK-në

Ajo tha se LDK-ja po e kopjon PDK-në, duke e quajtur kuvendin e punës konventë.

“Fatkeqësisht ka pasë shumë probleme. E para është kopjimi i emërimit të kësaj mbledhjeje. Ata po e kopjojnë PDK-në, duke e quajtur këtë mbledhje si konventë, a në fakt ne e kemi quajtur gjithmonë Kuvend,” tha Osmani.

Emërtimi zyrtar i mbledhjes së sotme të strukturave të LDK-së është Kuvendi i Punës, ndërsa në kllapa është futur edhe fjala konventë.

Osmani foli edhe për largimin e Donika Gërvallës. Tha se pati kërkesë për lidershipin e LDK-së që t’i kërkojë falje asaj, por ky lidership nuk e mori këtë guxim.

Sipas Vjosa Osmani, rreth 90% e njerëzve që janë në ketë Kuvend, nuk kane qenë më herët anëtarë te LDK-së në vitet e ‘90.

“Nëse Kadri Veseli do të vinte sot në këtë Kuvend të LDK-së, atij nuk do t’i kërkohej ftesë, andaj pse nuk është lejuar te hyjë zonja Gërvalla, meqë sot në ketë Kuvend ka shumë mysafirë,” tha në mes tjerash Osmani.