Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Operacion në Mitrovicë, Konfiskohen Armë e Municione

Operacioni është ndërmarrë në orët e  hershme të mëngjesit të sotëm në zonën e Mitrovicës.

Me këtë rast, pas bastisjes së një shtëpie private me objekte përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar:  një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë dhe 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale, me ç’ rast është arrestuar i dyshuari N.S., 66 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, njofton Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Mitrovicës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës”.