FOTO ILUSTRIM

Një i Therur me Thikë në Gjilan

Policia ka arrestuar në Gjilan një person nën dyshimin se ka therur me thikë një qytetar.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në rr. “Isa Kastrati” në Gjilan.

Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.