Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet për therje me thikë të dy personave në Prizren

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë më 12.02.2024 në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se janë therur me thikë nga një person tjetër.

Më pas viktimat janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati, kurse rasti është duke u hetuar, thekson Policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.