Ilustrim - Arkiv

Therje me thikë në Shtime, arrestohet një person

Një person është vënë në pranga nga policia nën dyshimin se ka therur me thikë një të mitur.

Ngjarja është cilësuar si lëndim i lehtë trupor ndërsa është regjistruar se ka ndodhur më 20.03.2024.

Sipas njoftimit të policisë, edhe i dyshuari është i mitur ndërsa deri te therja erdhi një mosmarrëveshje mes tij dhe të miturit tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.